Në të gjitha shkollat e mesme të Maqedonisë ka filluar regjistrimi për vitin akademik 2018/2019. Në shkollat shqipe të qytetit të Shkupit duket të ketë interesim më të madh për Gjimnazim e Përgjithshëm “Zef Lush Marku”. Besnik Rameti, profesor
“Deri në këtë moment, deri në ora 12 numri i nxënësve që kanë bërë paraqitjen është 326 nxënës. Rregullisht numri arrin nga 380 deri në 400. Si duket edhe sivjet ky numër gjatë fazës së regjistrimit në afatin e parë do jetë i njëjtë, por edhe nesër ka regjistrim. Edhe më 28 qershor ka regjistrim, nëse nuk mbushet numri prej 544 nxënësve në 16 paralele të gjimnazit Zef Lush Marku”
Nxënës
“Është gjimnazi që e kam më së afërmi dhe aty i kam të gjithë shokët prandaj e kam zgjedhur. E kam zgjedhur që të vazhdoj në fakultet të ndjekë informatikën. Besoj se është drejtim me të ardhme më të mirë” Por, interes të shtuar ka edhe për drejtimin e mjekësisë në Shkollën e Mesme Cvetan Dimov në të cilën është transferuar drejtimi i mjekësisë që para katër viteve. Mustafa Alili, drejtor i SHMQSH “Cvetan Dimov” “Në shkollën tonë kemi dy drejtime. Drejtimi ekonomik, juridik dhe tregëtar dhe drejtimi medicinal. Tek drejtimi ekonomik, juridik dhe tregëtar deri më tani janë paraqitur diku rreth 90 kandidatë, ndërsa në drejtimin e mjekësisë afro 70. Prej vitit të kaluar kemi dallim tek drejtimi i mjekësisë pasi që ka interes më të lartë. Drejtimet medicinale në shkollën tonë janë këto tre vitet e fundit, më herët nuk kanë ekzistuar. Në vitet paraprake nxënësit nuk
ishin të informuar se tek ne ka kësi drejtime, edhe prandaj edhe sivjet që është vitit i katërt që bëjmë regjistrime në këtë drejtim, ka edhe rritje të numrit të kanidatëve” Afati i regjistrimit vazhdon edhe nesër deri në orën 15:00, dhe deri atëherë, drejtori i shkollës së mesme “Cvetan Dimov” beson se numri i nxënësve që do të regjistrohen nw total, do arrijë deri në 300 nxënës. Në shkollën e ekonomisë nuk na u lejua filmim dhe nuk
na u dha asnjë informatë lidhur me interesin e nxënësve shqiptarë për tu regjistruar në këtë shkollë.
Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e zbrazura që kanë mbetur për afatin tjetër do të publikohen më 20 qershor. Testimi kualifikues do të organizohet më 22 qershor, ndërsa rang-listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 25 qershor. Afati i dytë për regjistrim do jetë më 28 qershor dhe rezultati nga ky regjistrim do të shpallet menjëherë ditën e nesërme, më 29 qershor.
Sipas konkursit të cilin MASH e publikoi ditë më parë, nxënësit mund të zgjedhin të regjistrohen në gjimnaze, arsim profesional, arsim të mesëm të arteve dhe arsim të mesëm për nxënës me nevoja të veçanta. Regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të jetë më 23 gusht.