Procesi gjyqësor “Mitmarrja” kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev duhet të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1.
Seancën e kaluar Zaev dhe mbrojtja kërkuan që të hiqet nga kjo lëndë prokurori Vlladimir Milloshevski.
PSP ka pohuar se ka hapur hetim për padinë penale të liderit të LSDM-së për montim të një rasti, por mohon se është duke hetuar prokurorin e njëjtë.