Alsat-M 2019-09-02T09:56:00+02:00
Në procedurë parlamentare sot pritet që të hyjë raporti i Këshillit të prokurorëve publik për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva.
I zgjedhuri i ri i Këshillit, Aco Kolevski ka konfirmuar se të enjten në Kuvend është dorëzuar raporti dhe se janë plotësuar të gjitha kushtet për të nisur procedura për shkarkimin e Katica Janevës.
Sipas procedurës kuvendore, kryetari i Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, duhet të caktojë seancë ku do të vendoset për shkarkimin e Katica Janevës.
Pas shqyrtimit të raportit, Komisioni për zgjedhje dhe emërime me siguri do ti propozojë Kuvendit shkarkimin e Janevës, me çka duhet të caktojë seancë plenare, me çka nëse ky propozim pranohet nga Kuvendi, Këshillli i prokurorëve publik do të duhet vetëm të vërtetojë këtë vendim.
Propozimi për shkarkimin e Janevës vjen pasi që e njëjta dyshohet në hetimin në rastin “Reket”, ku e njëjta ka përfunduar në paraburgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në ndërkohë ende vazhdojnë debatet për atë nëse Këshilli i prokurorëve Publik gëzon të drejtën që të emërojë prokuror special.
Loading…


