Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka akuzuar BDI-në, respektivisht ministrin e arsimit, se po vazhdon me dukurinë e nepotizmit. Sipas Taravarit, me vendim të ministrit të arsimit, burri i një deputete të BDI-së është emëruar drejtor në shkollën teknike në Gostivar, shkruan Gazeta Lajm.
“Sot është dita e pestë e fushatës për zgjedhjet presidenciale, dhe ministri “reformator” i BDI-së emëroj edhe një drejtor në shkollën teknike në Gostivar, burrin e deputetes së BDI-së.
Fenomeni NEPOTIZEM!
Ligjet nuk vlejnë për BDI-në!”, ka shkruar Taravari.
Me siguri bëhet fjalë në këtë rast për bashkëshortin e deputetes Mirsada Emini-Asani e cila është deputetja e vetme e BDI-së nga Gostivari.
Data 22.03.2026
Aktuale
- Bujar Osmani kritikon VLEN-in: “Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion
- Protesta pa fjalime e opozitës! Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë! Të angazhuar 1500 efektivë policie
- (VIDEO) Shtetet e rajonit marrin masa për parandalim të krizës
- Shkup “Bit Pazar”: Personi i armatosur terrorizon, kryen një grabitje dhe dy tentativa brenda një ore
- Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u përplas me barriera anësore të rrugës, humb jetën 28-vjeçari


