Në gjykatën penale për sot u caktua seanca gjyqësore për rastin e PSP-së, “Trajektorja”, në të cilën të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski.
Katër personat akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet.
Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.

