Prokuroria Speciale po vazhdon ti lëshojë bisedat e përgjuara mes ish kreut të VMRO DPMNE së gjatë organizmit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2011, raporton SHENJA.
Siç dëgjohet në bisedat e deritanishme, VMRO DPMNE kalkulon se si ta përpilojë listën e kandidatëve dhe si të mobilizojë diasporën për të votuar pasi që ka interes shumë të ulët. Siç dëgjohet në biseda, diaspora ka patur vetëm 200 votues maqedonas dhe 50 shqiptar kështu që ish partia në pushtet duhej të gjejë modalitete për të fituar më shumë vota. Bisedojnë kryesisht ish kryeministri Nikolla Gruevski, dhe ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, me Martin Protugjerin dhe Kirill Bozhinovskin. Gjatë ditës së djeshme u lëshuan 15 biseda të përgjuara ndërsa sot deri më tani janë dëgjuar afër 10.
Data 16.03.2026
Aktuale
- E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë në Gjakovë
- “Më jep borxhin prej 15 mijë eurosh”- Pazaret e drogës, shkak i konfliktit mes Oltion Klosit dhe Sabah Nuzit! Si u porosit nga burgu vendosja e tritolit
- Disa të mitur sulmuan fizikisht tre persona në Shkup
- FOTOLAJM/ Vendosi dhe shpërtheu tritolin në automjetin e Oltjon Klosit, ky është 32-vjeçari Jurgen Gjonaj
- Shilegov: Së shpejti do të kërkojmë dorëheqjen e udhëheqësisë së LSDM-së
- 25 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni të veriut
- Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku humbën jetën 63 persona
- Maqedonia e Veriut: 353 vetë në regjistrin e pedofilëve

