03 April
Kanë vazhduar edhe sot në Shkup për të 36 ditë me radhë protestat e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” kundër siç e quajnë “Platformës së Tiranës” dhe gjuhës shqipe. Sipas protestuesve shteti duhet të ruajë karakterin unitar, ndërkohë që LSDM-ja duhet të heq dorë nga Platforma e Tiranës. Turma për dallim prej herëve tjera fillimisht u mblodh përpara godinës se qeverisë dhe lëvizi drejt zyrave të Bashkimit Evropian, nga ku kërkuan që të mos përzien në punët e brendshme të Maqedonisë. Protesta është zhvilluar e qetë.
Alsat-M