22 March
Rreth 50 nxënës të shkollave të mesme nga Ohri, pjesa më e madhe nga shkolla elektro-makinerike edhe sot kanë vazhduar protestën. Fillimisht ata qëndruan para gjimnazit Shën Kliment Ohridski e më pas edhe para shkollës së mesme ekonomike duke i ftuar bashkëmoshatarët e tyre që ta lënë procesin mësimor dhe të përfshihen në protesta, por ata refuzuan ti përgjigjen ftesës së tyre. Motivet e protestave ngelin të njëjta.
Protestojmë që të ruhet uniteti karakter i Maqedonisë, të mos mësohet gjuha shqipe. Për këtë atdhe është derdhur shumë gjak, nuk do të lejojmë të mësohet ndonjë gjuhë tjetër sepse një shtet pa gjuhë, nuk është shtet. Kemi mbështetje nga shumë njerëz. A ju mbështesin drejtorët? Disa po e disa jo. Thanë se kanë të drejtë të bojkotit vetëm viti i katërt. Disa nga profesorët na mbështetën, ndërsa disa të tjerë na thanë se do të na shkruajnë. Kanë të drejtë vetëm nxënësit e vitit të katërt – u shpreh një nxënës.
Drejtor i shkollës elektro-makinerike Jane Canoski ishte i pakapshëm për komentuar nëse i mbështetë apo jo nxënësit e tij. Gjithashtu të pakapshëm ishin edhe drejtorët tjerë të shkollave të mesme. Nga inspektorati shtetëror arsimor në Ohër nuk iu përgjigjën thirrjeve të Alsat M për të treguar se çfarë masa eventualisht po ndërmarrin kundër shkollave dhe nëse kanë dalë në teren. Disa prindër tashmë kanë kërkuar që inspektorati arsimor t’i hetojë këto raste.
Miki Trajkovski

