Në nëntë muajt e kaluar të këtij viti, përveç tjerave, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në aktivitetet e përditshme theks të veçantë i ka kushtuar kontrolleve, të rregullta dhe të përforcuara, për shpejtësinë me të cilën veturat lëvizin brenda dhe jashtë vendbanimit. Në këtë periudhë janë shqiptuar gjithsej 8875 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-5714 dhe GV-3161) Shpejtësia e paraparë është tejkaluar më së shpeshti në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, por edhe në rrugët rajonale përreth, shpesh herë me mbi 50 gjegjësishtë mbi 70 kilometra në orë, si dhe në hyrje të Tetovës. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të përballen me gjoba nga 45 deri në 400 euro në denarë, varësisht nga madhësia e tejkalimit. Drejtuesve me shpejtësi të madhe do t’u revokohet patenta e shoferit për një periudhë prej tre muajsh deri në një vit.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë do të vazhdojë me kontrollin e shpejtësisë edhe në periudhën e ardhshme, aq më tepër që shpejtësia e tejkaluar ka qenë dhe mbetet shkaktari më i shpeshtë i aksidenteve në komunikacion me pasoja më të rënda, me viktima apo të lënduar rëndë. Për këtë arsye, apelohet edhe një herë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre me më pak përvojë në drejtim të mjetit, të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të mos parakalojnë në vende të ndaluara dhe të pavëzhgueshme, si dhe të mos konsumojnë alkool apo lëndë narkotike kur ulen në timon. Përndryshe, ata vënë në rrezik serioz sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëve
- Rusia nis ofensivë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës
- Cilat kombëtare janë ‘viktimat’ favorite të Ronaldos dhe Messit?
- Netanyahu thërret takim urgjent të partive të koalicionit mes kontakteve me SHBA-në për marrëveshjen me Iranin
- Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja!
- Të shtëna në Prishtinë, ka mbetur i plagosur një inspektor i IPK-së
- Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo për shpenzime operative
- Shkurte Fejza reagon ashpër ndaj reklamës së krijuar me AI: Një thirrje për drejtësi!


