29 August 2018 / 11:06
Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Tanku” dhe “TNT”
Jankulloskës i gjykohet në procedurë të ndarë sepse ka pasur shtatzëni të rrezikuar dhe ishte në pushim të lindjes.
Përndryshe, lënda “Tanku” ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove për nevojat e MPB-së, ndërsa pikërisht në këtë lëndë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u dënua me dy vite burg.
Sot gjithashtu vazhdon gjykimi edhe për lëndën “TNT” për prishjen e kompleksit banesor-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski.
Në lëndën “TNT” të dyshuar kryesor janë Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, ish kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski. Sipas PSP-së për qëllime politike në mënyrë joligjore ato shembën kompleksin “Cosmos” në pronësi të Fijat Canovskit.


