Punonjësit e postës së Maqedonisë vazhduan protestat edhe pse nga drejtori janë informuar se gjatë ditës do t’i marrin rrogat. Boro Veligdenov, kryetar i Sindikatës se Postës së Maqedonisë, tha se kërkojnë reforma urgjente nga Qeveria, në të kundërtën do të fillojnë me grevë.
“Situata financiare e Postës së Maqedonisë është seriozisht e kërcënuar. Nuk sigurojmë mjete të mjaftueshme për paga. Prej disa viteve ne kemi siguruar fonde nëpërmjet kredive. Ka ardhur një moment kur nuk kemi më ku të sigurojmë fonde. Prandaj kërkojmë që Qeveria si pronare të angazhohet për reforma dhe sigurimin e mjeteve financiare për punën e vazhdueshme”, theksoi Boro Veligdenov, kryetar i Sindikatës së Postës të Maqedonisë.