Pas të reshurave të dendura, lumi Vardar në qendër të Shkupi ka dalë nga shtrati i tij. Situata më kritike, siç mund të shihet nga këto pamje është regjistruar nën urën Goce Dellçev, e cila qendër afër godinës së Qeverisë së Maqedonisë. Kryetari i Qyteti të Shkupit, Petre Shilegov, në një prononcim për media ka thënë se gjendjen e lumit Vardar janë duke e ndjekur nga afër. “Sot në mëngjes është regjistruar se lumi Vardar ka dalë nga shtrati i tij. Ekipet dhe shërbimet kompetente të Qytetit të Shkupit janë në terren, me çka janë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e dëmeve eventuale. Kjo situatë e dëshmon edhe një herë faktin se çfarë dëmi i është bërë lumit Vardar me projektin megaloman ‘Shkupi 2014’. Arsyeja e daljes nga shtrati të këtij lumi, në këtë pjesë është për shkak të ‘anijeve komerciale’ dhe themeleve të urave që janë vendosur e të cilët shërbejnë si një lloje dige”, tha kryetari Shilegov.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Ganimete Jashanica në zi, humb personin e ngushtë të familjes
- “Imazhi i qeverisë është shkatërruar”, Analisti: Në PS, të gjithë e dinë se nuk ecet më me Ramën! Protesta duhet të prodhojë mosbindje civile për largimin e tij
- Zjarri në Bojanë vihet nën kontroll, flakët vijojnë në malin e Kitkës
- Ishte fshehur në ushqime, gjendet kokainë dhe hashash te burgu 313
- Dija që kapërcen kufijtë kombëtarë
- Gjenocidi në Gaza vazhdon: 73,431 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga tetori 2023
- Loja e madhe shpërblyese e UNI-Bankës dhe Mastercard – “Paguaj dhe hyr në lojë”!
- Miteva: Qeveria miratoi shportën shkollore, çmimet e materialeve shkollore ulen deri në 15 për qind


