“Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk arriti të formojë qeverinë e re. Ai dështoi, sepse nuk ishte në gjendje për të arritur një kompromis me partitë politike shqiptar – kryesisht me BDI-në, duke i marrë parasysh kërkesat e tyre. Po, VMRO-DPMNE qartë kërkon të qeverisë, por nën kushtet e tyre, duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë – ata u nevojiten atyre për kuorum, por do të vepronin pa ata, nëse do të mundnin.” – ka shkruajtur në blog ish lehtësuesi i BE-së për Maqedoninë Piter VanHojte. Ai vlerëson se edhe pse Kushtetuta e Maqedonisë nuk është decide, për këtë situatë, sipas koncepteve ndërkombëtare, mandati duhet t’i jepet partisë tjetër e cila është e dyta me mandate.
“Gruevski nuk ka biseduar si individ, ai e ka përfaqësuar VMRO-DPMNE-në, derisa ka negociuar për koalicionim. T’i jepet mandat anëtarit tjetër të së njëjtës parti do të ishte kundër-kushtetuese dhe kundër standardeve demokratike dhe do të rezultonte me zvarrim të procesit. Nëse kryetari do t’ia kishte ndarë mandatin dikujt të së njëjtës parti, ajo do të ishte një sinjal se ata duan zgjedhje të reja, bashkë me ata lokale, duke ëndërruar se do t’i fitojnë të dyja”, thotë Van Hojte.
Van Hojte, thotë se BE-ja nuk duhet të heshtë, nëse në Maqedoni nuk respektohen standardet demokratike. “Të mos harrojmë se Maqedonia ende ka ambicie që të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, organizata në të cilën bazë për anëtarësim janë standardet demokratike”, thotë ish lehtësuesi belg.
https://medium.com/@petervanhoutte/macedonia-next-round-a4cdd09f33d3#.m2i7121ft