24 April
Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski nuk zbulon se kur do të merret vendim rreth kërkesës së Prokurorit Marko Zvërlevski për heqjen e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Vangellovsko refuzoi të përgjigjet përse po zvarritet procedura dhe përse gjykata më e lartë nuk merr ende vendim nëse Penalja dhe Apeli kanë vepruar drejtë kur i shqiptuan masën e paraburgimit Koçanit i cili gjendet në arrati.
Kjo është një temë tjetër për të cilën do të merrni përgjigje këto ditë dhe do të bisedojmë. Ta shfrytëzojmë rastin që jeni këtu, sidoqoftë është temë tjetër dhe të mos e shmangim – tha Jovo Vangelovski, kryetarë i Gjykatës Supreme.
Vangellovski nuk pranoi të përgjigjej as përse e largoi ish kryetaren e Supremes, Lidija Nedellkova nga Këshilli, i cili duhej të vendoste për kërkesën e prokurorisë së Zvërlevskit.
Përsëri është temë tjetër, pyeteni atë. Por vendimet i merrni ju e jo Nedelkova, sidoqoftë nuk është temë e seancës së sotme të Këshillit gjyqësor – shtoi Vangelovski.
Në të njëjtin stil Vangellovski nuk zbardhi kur do të vazhdojë seanca e përgjithshme e cila u ndërpre për shkak të sëmurjes misterioze të gjykatësve suprem. Në rend dite ishin propozimet e tij që përgjimet të mos përdoren si dëshmi në gjykatë dhe Prokuroria Speciale të mos mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë.
Ju thash. Është temë tjetër për të cilën opinioni do të njoftohet – deklaroi Vangelovski.
Vangellovski gjithashtu nuk u përgjigj nëse ka mundësi që propozimet e tij të shndërrohen në lëndë. Në këtë mënyrë do të evitohet seanca e përgjithshme dhe do të vendosen në rend dite pranë Këshillit Penal bashkë me kërkesën për shfuqizimin e paraburgimit për Koçanin.
Është temë tjetër – u shpreh Vangelovski.
Jozyrtarisht seanca e përgjithshme ku duhej të merrej vendim për propozimet e Vangellovskit është anuluar për shkak se nuk ka pasur kuorum që ato të votohen. Atmosfera në Gjykatën Supreme u tensionua pasi Prokuroria e Zvërlevskit kërkoi që të shfuqizohet paraburgimi për Sead Koçanin. Ai më shumë se një muaj e gjysmë gjendet në arrati ndërsa policia e kërkon me fletë-arrest ndërkombëtar.
Bojan Stojanovski