Eksperti belg dhe ish ndërmjetësues i BE-së në bisedimet mes partive për tejkalimin e krizës politike, Piter Van Haute, i është kundërpërgjigjur fjalorit fyes dhe gjuhës së urrejtjes të përdorur nga ana e drejtorit të Arkivit Shtetëror, Filip Petrovski. Ai ka shkruar se po të kishte bërë këto deklarata në një shtet demokratik ai tani do të ishte në burg.
“I nderuar z.Petrovski, e morëm mesazhin tënd. Kjo është e papranueshme, posaçërisht për faktin se vjen nga një njeri i ranguar lartë në administratën shtetërore. Në një demokraci normale për këtë gjë ju do të ishit arrestuar dhe do të qëndroni në burg për një kohë të gjatë”, ka shkruar Van Haute.
https://shenja.tv/wp-content/uploads/2016/12/peter.png