Programi i imunizimit është një nga prioritetet shëndetësore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këtë qëllim, u organizua takim profesional nën titullin: VAKCINAT – MJETE EFIKASE PËR PËRMIRËSIMIN E SHËNDETIT PUBLIK, të organizuar nga Shoqëria Farmaceutike Maqedonasë, së bashku me ekspertë të Komitetit të Imunizimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në bashkëpunim me profesorë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga OBSH dhe UNICEF.
Tema e takimit ishte planifikimi, financimi dhe prokurimi i vaksinave, përfshirë të gjitha hapat që janë pjesë e programit të imunizimit. Drejtori i MALMED, Mr. Pharm. Visara Riza të pranishmëve iu drejtua me një fjalim përshëndetës, duke theksuar suksesin e MALMED-it në monitorimin e sigurisë dhe cilësisë së vaksinave.