Profesorët e Universitetit të Tetovës, më 9 maj 2019, në qytetin e Velesit e prezantuan ofertën akademike për vitin akademik 2019/2020.
Për maturantët e shkollës së mesme të Gjimnazit “Koço Racin” të Velesit, ekipi promovues i Universiteti të Tetovës ofroi informacione të nevojshme për sa i përket aplikimit, numrit të fakulteteve si dhe të gjitha mundësive të tjera që ofron universiteti ynë.
Nxënësit shqiptarë të Velesit, por edhe ato të etnitetit maqedonas shprehën interesim të lartë për të studiuar në Universitetin e Tetovës.
Zyra për Informim


