Universiteti i Tetovës dhe Byroja për Zhvillim Rajonal (20.5.2021), nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Marrëveshjen e firmosën prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i UT-së, Prof. Dr. Shefik Shehu, dhe drejtori i Byrosë për Zhvillim rajonal, z. Ramiz Rexhepi.
Ky memorandum ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit midis të dy institucioneve e që konsiston në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si seminare, konferenca, workshop-punëtorive dhe të ngjashme. Po ashtu prioritet do t’u jepet edhe projekteve të përbashkëta në fushën e kërkimit, menaxhimin e projekteve, menaxhimin e njohurive dhe përvojave, ndryshimet dhe zhvillimet organizative si dhe menaxhimit strategjik.
Sipas këtij memorandumi palët gjithashtu janë dakorduar edhe për krijimin dhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme të këtyre institucioneve dhe forma të tjera të bashkëpunimit, që institucionet do t’i përcaktojnë së bashku.
Data 01.08.2025
Aktuale
- Bajram Rexhepi: Pensionistët meritojnë respekt, kushte dinjitoze dhe shërbime më të mira – Tetova e Re fillon me ta
- Profesori Misho Ralev për një Shkup me vlera!
- VLEN pyet Taravarin: Pse u bëre shkues i Ahmetit e Grubit te Mickoski
- Kosova heq tarifat për produkte amerikane: Një hap drejt forcimit të marrëdhënieve me SHBA
- Nuk do ketë më vula në pasaportë! BE zëvendëson kontrollet me të dhëna biometrike që nga 12 tetori
- ASH – Taravari e akuzon VLEN-in për nënshtrim total ndaj kryeministrit Mickoski
- VLEN: Taravari të sqarohet para votuesve – Çfarë halli e bëri atë shkues të Ali Ahmetit te Mickoski?
- Aktakuzë kundër gjashtë personave për falsifikim parash