Ministrat e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, Radmilla Shekerinska dhe Krasimir Karakaçanov, si dhe shefi
armatës bullgare gjeneral Andrej Bocev sot do të marrin pjesë në Ditën demonstrimit të aftësive të forcave speciale të armatave të Maqedonisë
dhe Bullgarisë. Siç informojnë nga MM bullgare, demonstrimi do të mbahet në poligonin Logodazh me çka do të përfundojë përgatitja përfundimtare e forcave speciale të të dyja vendeve. Demonstrimi përfshin aftësi dhe veprime pë plotësimin e misioneve për zbulimin special dhe neutralizimin e
terroristëve.
Stërvitja e përbashkët bullgaro-maqedonase e forcave për operacione speciale e cila filloi më 7 maj, ndërsa përfundon sot, u zbatua në rajonet
e qyteteve Plovdiv dhe Bllagoevgrad.
Në stërvitje morën pjesë një grup për operacione speciale nga batalioni për operacione speciale – “ujqërit” në kuadër të ARM-së dhe grupi për
operacione speciale i batalionit të 3-të të forcave speciale, i cili është pjesë e Brigadës së 68-të të forcave speciale në Armatën e Bullgarisë. N
kuadër të përgatitjeve të përbashkëta u zbatua qitje në Qendrën për trajnim “Cërnça”, stërvitje taktike me përdorimin e mjeteve të aviacionit
dhe veprime komplekse taktike për zbulim special dhe veprime të drejtpërdrejta.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Lamtumira e fundit në Radavc
- Tronditet Indonezia, burri dyshohet se vrau gruan dhe djalin e tij të…
- Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
- Elvana Gjatës i është tharë shpirti pasi ka marrë lajmin për tragjedinë në Pejë, i përloti të gjithë me fjalët për Arlinda Zekajn
- Mediat shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë
- Nora Istrefi “godet” me vendimin e fundit, nuk është më vetëm, është vet e dyta
- Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës
- Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi


