Forcat e Mbrojtjes të Izraelit lëshuan “mesazh urgjent për banorët e Gazës” duke u kërkuar civilëve nga veriu i Gazës që të lëvizin përkohësisht në jug.
“Vëmendje, banorë të Gazës. Kjo është një këshillë urgjente ushtarake nga forcat izraelite. Për sigurinë tuaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Gazës veriore dhe qytetit të Gazës që të zhvendosen përkohësisht në jug të Rripit. Kthimi në veri të Gazës do të jetë i mundur pasi të përfundojnë luftimet intensive”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë izraelite.