Disa ushtarë rusë të kapur nga forcat ukrainase, kanë deklaruar se janë dërguar në Ukrainë pa dijeninë e tyre. Ata u shprehën se nuk e kishin idenë që po dërgoheshin për të pushtuar Ukrainën.
Nëpërmjet një videoje ata shfaqen teksa rrëfejnë se autoritetet ruse i detyruan që të vrasin ata njerëz që mbrojnë territorin e tyre.
“Kjo nuk është lufta jonë. Na sollën pa dijeninë tone. Ata na thanë që do të ktheheshim në vendin tonë.”
Nga ana tjetër 2 mijë civilë janë vrarë deri më tani nga sulmet e njëpasnjëshme ruse, sipas autoriteteve të vendit, shkruan BBC.