Me rastin e festës së Pashkëve, kreu i Kishës Ortodokse në Maqedoni, kryepeshkopi Stefan, të gjithë qytetarëve që festojnë ju ka dërguar mesazh urimi. Në mesazhin e tij, kryepeshkopi u bën thirrje qytetarëve të kthejnë dashurinë dhe paqen, ndërsa të largojnë urrejtjen dhe xhelozinë.
“Fatkeqësisht në kohën tonë, ka shumë keqkuptime, përplasje dhe vuajtje. E mira, dashuria dhe e vërteta janë shtypur nga e keqja dhe urrejtja. Është koha që njerëzit të kthehen tek Zoti. Rrugë e cila është e vetme dhe e vërtetë. Populli jonë e di se pa Zotin dhe kishën nuk mundet. Populli ynë e din se pa Zot dhe pa Kishën nuk do të mundet asgjë. E dinë se dashuria ndaj Zotit dhe dashuria vëllazërore janë dy rregullat themelore me të cilat duhet të veprojmë”, thuhet në urimin e Kryepeshkopit Stefan.
Me rastin e festës së Pashkëve, urime kanë dërguar edhe presidenti i shtetit dhe përfaqësuesit e partive politike. Presidenti Gjorge Ivanov, në urimin e tij dërguar kryepeshkopit Stefan, uron për bekim dhe shpirt të qetë për qytetarët.
“Nuk ka ditë më të bekuar se Pashkët, për këtë arsye ju bëj thirrje që së bashku të kërkojmë mirëkuptime, barazi dhe dashuri mes vëllezërve krishterë. Të kujtojmë Ungjillin, i cili na mësoi forcën e durimit dhe vuajtjes, dashuri të vazhdueshme, të cilat triumfuan mbi të keqen”, ka thënë Gjorge Ivanov.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në emrin e tij personal dhe të partisë ka dërguar urime tek të gjithë përfaqësuesit fetar dhe qytetarët e besimeve të krishtera të Maqedonisë.
“Vendit tonë i nevojitet unitet dhe tolerancë, respektim të ndërsjellë dhe bashkim rreth qëllimeve të cilat na çojnë përpara. Suksesi është i mundshëm dhe ai është i mundur dhe ai është i arrtishëm nëse me angazhim dhe të bashkuar punojmë në zgjidhjen e sfidave dhe tejkalimin e dallimeve”, ka thënë në urimin e tij kreu I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Urime për Pashkët, ka dërguar edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Duke uruar të gjithë qytetarët e vendit që festojnë Pashkët, Ahmeti shkruan se kjo festë është një rast për të reflektuar mbi paqen, faljen dhe pajtimin si parakushte për një të ardhme më të mirë.
“Edhe përballë tundimeve dhe sfidave të kësaj kohe, mbaj bindje të palëkundur, se gjërat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ato që na ndajnë. Le të na shërbejë kjo festë në kultivimin, promovimin dhe forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Për secilin prej jush, për familjet e juaja, uroj mbarësi, shëndet dhe mirëqenie”, thuhet në urimin e Ahmetit.
Këtë vit, edhe pashkët ortodokse edhe ato katolike kanë qëlluar në të njëjtat data.
Urojnë politikanët për Pashkët: Vendit i duhet… by tvshenjaofficial