Universiteti “Luarasi” mbetet zgjedhja më e mirë e maturantëve për të ardhmen e tyre. Kjo u provua edhe në panairin “Work and Study” në Tiranë, ku vëmendje të veçantë nga maturantët mori stenda e Universitetit “Luarasi”. Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Anni Dasho thotë se Universiteti “Luarasi” ofron për studentët oferta preferenciale për të gjitha degët.
Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Anni Dasho thotë se Universiteti “Luarasi” ofron për studentët oferta preferenciale për të gjitha degët.
“Ne vijmë me oferat tona preferenciale ku vendin e pare e ze fakulteti i drejtësisë. Vazhdojmë me fakultetin e teknologjisë së informacionit dhe inovacionit ku siguria kibernetike mban numrin 1 për ne”, tha Dasho për News24.
Universiteti “Luarasi” është i orientuar në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e programeve të studimit, me hapa konkretë bashkëpunimi me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit në ofrimin e tyre. Në këtë kuadër, Universiteti “Luarasi” ka bërë realitet hapjen e tre programeve të përbashkëta të studimit me Universitin “London school of Economic”.
Vijmë me një vizion totalisht ndryshe në të mirë të gjimnazistëve shqiptarë, ku diploma e LSE e njohur ne të gjithë botën është e njohur edhe në Shqipëri.
Pra tre bachelorë në anglisht, program unik nga “London school of economics” me dy diploma një nga universiteti i Londrës dhe një diplomë të universiteti “Luarasi”, shtoi zëvendësrektorja e “Luarasit”.
Edhe Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi, e vlerësoi panairin “Work and Study” për studimin dhe punësimin e të rinjve. Duke u ndalur tek arsimimi i tyre, Bregasi vlerësoi Universitetin “Luarasi” për të cilën tha se ofron një mundësi për punësimin e të rinjve.
“Ka oferta të jashtëzakonshme vënde puna të shkëlqyera më një pagë të lartë që janë në përputhje me rritjen e kërkesës së ekonomisë dhe mundësive që ofron biznesi privat. Shkollat, universitetet që janë themeli i biznesit i shohim si shtëpitë tona dhe na krijojnë mundësinë e kualifikimit të klasës së ardhshme të menaxherëve. Konkretisht “Luarasi” është një nga universitetet që ka krijuar një kornizë ligjore dhe besim të jashtëzakonshëm për punësimin e të rinjve në të ardhmen”, tha Bregasi.
“Luarasi” ecën gjithmonë me hapin e kërkesave të tregut, për të ofruar më të mirën në çdo program, si ato shkencore, edhe ato profesionale.