Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, së bashku me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihu, shefen e kabinetit Valmisa Novi dhe udhëheqësin e Zyrës për Përpilim dhe Menaxhim me projekte, Mr. Sc. Artan Osmani, morën pjesë në bienalen vjeshtore të Aleancës universitare AURORA, që u mbajt në Olomouc të Republikës së Çekisë, në 17 dhe 18 tetor.
Rektori i UT-së, në këtë veprimtari arsimore ndërkombëtare nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi multilaterale me të gjithë universitetet anëtarë të kësaj aleance prestigjioze, me fokus të veçantë në shfrytëzimin e infrastrukturës së përbashkët kërkimore-shkencore të rrjetit AURORA.
Universiteti i Tetovës, si pjesë e pandarë e kësaj aleance, ka qenë jo vetëm pjesëmarrës në aktivitetet e saj, por edhe organizator e nikoqir i trajnimeve dhe projekteve të ndryshme që prej anëtarësimit të tij në vitin 2020. Gjatë mbledhjeve me grupet e veçanta të punës u bë raportimi i veprimtarive të deritanishme, si dhe u diskutua plani aksional që do të vihet në zbatim gjatë fazës së shtatëvjeçarit të ardhshëm.
Data 22.10.2026
Aktuale
- Mickoski: Maqedonia e Veriut e ka merituar prej kohësh anëtarësimin në BE, presim mesazhe të forta
- Rama rikthen ftesën për dialog: Simbolika e gurëve për studentët
- Pas Ramës, edhe Berisha refuzon thirrjen e protestuesve për dorëheqje! Kreu i PD: Kjo nuk ndodh kurrë!
- Morën kredi prej 12 milionë denarë në emër të disa personave, kallëzim penal ndaj dy kumanovareve dhe pesë punonjësve bankarë
- Iva Mihailova do të gjykohet në mungesë, nuk është e arritshme për organet shtetërore
- Në Francë policia heq helmetat dhe bashkohet me protestuesit, në Shqipëri uniformat blu i dhunojnë
- ESHR: Janë konstatuar mangësi serioze në sigurinë kibernetike të Fondit Pensional, rrezikohen të dhënat e qytetarëve
- Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda



