A ju ka ndodhur ndonjëherë që, kur doni të përdorni një produkt të caktuar bankar, t’ju pyesin nëse e merrni pagën këtu? Shpesh, kushtet dhe përfitimet varen pikërisht nga fakti nëse paga juaj është e transferuar atje, ku klientët me të ardhura të rregullta mund të marrin kushte më të mira dhe përfitime shtesë.
Kjo nuk ndodh me UNIBankën! Në këtë bankë, programi i besnikërisë UNIPlus, përfshin të gjithë klientët pavarësisht se ku e marrin pagën. E vetmja gjë që duhet bërë është të hapni një llogari pagese në UNIBankë, në të cilën ju vendosni vetë se çfarë lloj prurjeje drejtoni: pagë, qira, honorare, shpërblime nga kontrata pune ose shërbime autoriale, prurje valutore ose transaksione nga persona të tretë – çdo prurje llogaritet, dhe kushti i vetëm është që prurjet totale mujore në llogari të arrijnë së paku 24.000 denarë, përkatësisht 15.000 denarë për pensionistët.
Besnikëria ndaj UNIBankës siguron përfitime të shumta, si norma më të ulëta interesi për kreditë dhe norma më të larta interesi për depozitat, bankën online falas, mjete për ndjekjen e financave personale, si dhe shumë përfitime të tjera.
“Ky model përfaqëson një largim nga praktika e zakonshme në sektorin bankar, ku programet e besnikërisë më së shpeshti kushtëzohen me transferimin e pagës, gjë që shpesh përbën një pengesë për klientët që tashmë kanë detyrime kredie në një bankë tjetër. Të vetëdijshëm për këtë, vendosëm të ndryshojmë standardet dhe të jemi Banka lider në mundësimin e një përvoje të shkëlqyer për përdoruesit. Me UNIPlus, u mundësojmë klientëve përfitime, por edhe më shumë liri në menaxhimin e financave të tyre”, thonë nga UNIBanka.
Sipas ekspertëve financiarë, UNIBanka deri më tani ka qenë e njohur si bankë me një nivel të lartë besnikërie tek klientët e saj, si dhe për qasjen e saj dinamike dhe moderne. Me këtë hap, ajo vërteton edhe një herë se përparësitë e saj janë fleksibiliteti dhe përshtatja ndaj nevojave të klientëve.
Paralelisht me fleksibilitetin, Banka vazhdon të investojë intensivisht në aksesueshmërinë e operacioneve dixhitale, duke garantuar një përvojë të sigurt dhe të pandërprerë për përdoruesit.
BËHUNI PJESË E UNIPlus – Programit Besnik të UNIBankës!



