Shkup, 3 qesrshor
Duke parë situatën e shumë familjeve të varfëra në vendin tonë, me gjendje të vështirë ekonomike, Unioni Studentor Shqiptar ka organizuar një aktivitet. Në këtë iniciativë përfshihen të gjitha Universitetet e vendit, me qëllimin për të grumbulluar nga kalimtarët para, pë t’u dal në ndihmë familjeve në vështirësi. Ky hap ka nis pas lajmit se shumë njerëz janë në nevojë për të mira materiale, ushqime e veshmbathje. Studentët thonë se me paraqitjen e shumë familjeve nevojtare, të cilat kërkojnë ndihmë nëpërmjet kronikave televizive, Unioni Studentor Shqiptar ka filluar disa netë me rradhë pas iftarit të hap stenda për grumbullimin e mjeteve financiare para Xhamisë Murat Pasha dhe Universitetit EJL.
“Me vet faktin që pas kronikave televizive ku një djalë i vogël me emrin Fetah, kërkonte ndihmë, u paraqitën edhe shumë familje me halle të ndryshme, të cilët kishin nevojë për ndihmën tonë, kështu që të gjithë ne dolëm që të të solidarizohemi me to. Ne, pra, vendosëm që në të njejtën mënyre siç i ndihmuam Fetahut t’i ndihmojmë edhe disa familjeve tjera në nevojë.
Mënyra se si ne si organizatë studentore u organizum ishte nëpërmjet hapjes së stendeve në disa lokacione në Çarshinë e Vjeter të Shkupit, ku kalimtarët e rastit, por edhe ata që ishin të informuar nga rrjetet sociale kishin mundësi të kontribojnë duke lënë shuma të ndryshme parash”, tha Egzon Shabani, përfaqësues nga Unioni Studentor Shqiptar, për Almakos.
Ai shton se si fillim kanë bërë një informacion në rrjetet sociale dhe duke ngjitur fletë njoftimi, duke përfshirë ditët dhe kohën e ndejes në stendat e tyre, me moton “të ndihmojmë nevojtarët”.
Në këtë iniciativë kanë marrë pjesë: përfaqësues nga Universiteti i Tetovës, Universiteti Nënë Tereza, Universiteti I Evropës Jug Lindore, Universiteti Evropian, Universiteti MIT, etj.
Unioni Studentor Shqiptar është një organizat studentore që nuk merret vetëm me çështjet të cilat u tangojnë studentët, por kudo që gjejmë hapësirë për të vepruar me shpresë që të arrijmë ndonjë ndryshim pozitiv në shoqëri ku ne jemi aty, thuhet nga Unioni Studentor Shqiptar.
/D.Kërluku
Almakos.com