Procesi i unifikimit të VLEN-it tashmë ka hyrë në fazën e vendimeve të guximshme dhe të pakthyeshme. Ajo që shihej si nevojë politike, sot po merr formë konkrete si rezultat i vullnetit të konsoliduar për ndërtimin e një subjekti të vetëm, të përbashkët dhe përfaqësues.
Vendimi i Alternativës për t’u bashkuar në subjektin e ri politik VLEN vetëm sa e konfirmon atë që tashmë është e qartë për këdo që e ndjek me vëmendje këtë zhvillim. Procesi i unifikimit ka nisur dhe nuk ndalet. Edhe subjektet tjera përbërëse të VLEN-it, si Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe ASH, që e ndërmorën këtë hap më herët dhe pezulluan organet e tyre, dëshmojnë pjekuri politike dhe vetëdije të lartë për domosdoshmërinë e këtij konsolidimi.
Çdo hap që po hidhet në këtë drejtim dëshmon se VLEN po ecën sigurt drejt konsolidimit në një parti të vetme, si përgjigje e qartë ndaj kërkesës së shqiptarëve për bashkim, forcë dhe përfaqësim të denjë. Pikërisht për këtë arsye, ky proces po përcillet me shpresë nga shqiptarët dhe me shqetësim nga ata që për vite me radhë e kanë trajtuar përfaqësimin si pronë të tyre private.
Unifikimi i VLEN-it buron nga nevoja e kahershme e shqiptarëve për përfaqësim të bashkuar, dinjitoz dhe të përgjegjshëm. Sot bëhet gjithnjë e më e qartë se e ardhmja u përket atyre që kanë vizionin dhe guximin për ta ndërtuar atë, jo atyre që mbeten të lidhur pas logjikës së vjetër.
Data 19.03.2026
Aktuale
- Punësimi në spitalin e Tetovës – vazhdojnë ankesat për procesin
- DW: Dy të tretat e të rinjve përdorin programe të inteligjencës artificiale për të mësuar, por a është sistemi arsimor gati për këtë transformim teknologjik?
- Unifikimi i VLEN-it drejt realitetit politik
- Spanja do të ndajë 1 miliard euro për mbështetje ushtarake për Ukrainën këtë vit
- Pentagoni kërkon 200 miliardë dollarë fonde emergjente për luftën kundër Iranit
- Edhe sot kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit! Temperaturat
- Pak ditë më parë dha dorëheqjen, media amerikane: FBI po heton ish-zyrtarin e antiterrorizmit, Joe Kent për rrjedhje të informacioneve të klasifikuara
- “Ende pa u arrestuar Kadri Hazbiu, oficeri i Sigurimit, Ylli Birçe, raportonte se ditën kur zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, nga shtëpia e Kadriut, kishin dalë…”


