Ejup Berisha
Për të pasur Demokraci në shtet dhe në shoqeri
duhet të ketë jo vetëmse ideator dhe përpunues të ideve, koncepteve dhe teorive të saj por gjithashtu duhet të ketë edhe perkrahës të zbatimit praktik të demokracisë në jetën e përditshme. Që nga koha kur e kuptova se nuk kemi më demokraci të zbatueshme këtu në RMV unë e kamë filluar një fushatë intenzive dhe te ngjeshur shkrimesh për nevojën dhe domosdoshmërine e kthimit të demokracisë në skenen politike apo vendosjen e të njëjtës në binar normal të funkcionimit. Por fatkeqsisht kjo përpjekje e imja rezultoi të jetë e kotë kështuqë sa më shumë kamë shkruar dhe shkruaj pozitivisht për demokracinë aq më shumë rriten edhe tendencat për ta pamundësuar dhe paralizuar të njëjtën apo shtohen përpjekjet për forcimin e autokracisë. Kur jemi te demokracia dhe niveli tejet i ulët i zbatimit të saj këtu te ne fatkeqsisht krijohet përshtypja se ajo më nuk egziston dhe atë jo vetëmse këtu te ne por edhe gjithandej nëpër shtetet e tjera të botës. Kjo ndodh pasiqë kapacitetet e saj janë reduktiuar në maksimum. Edhe pse mendimtarë e teoreticien të ndryshëm politik gjatë dekadave të fundit të shekullit njëzetë dhe gjatë viteve të para të shekullit njëzetë e një përmes pohimeve, teorive dhe koncepteve te ndryshme mundoheshin jo vetëmse të propagandonin por edhe ta bindin opinionin publik se ky shekulli i ri do të jëtë kohë e ngadhnjimit përfundimtarë të ideve, teorive dhe praktikës së demokracisë posaqerisht të asaj liberale. Fatkeqsisht këto gjëra rezultuan jo vetëm si joreale por edhe të pavërteta. Kështu që as demokracia liberale nuk ngadhnjeu por e njëjta përpos stagnimit pësoi edhe debakël të përgjithshëm. Apo shumica e shteteve dhe shoqërive botrore sot thënë më saktë po ballafaqohen me kriza të funkcionimit ose dhe të moszbatimit të sistemit apo rexhimit i cili njihet si demokraci. Kriza me mohimin por edhe më pas me mos zbatimin e demokracisë është jo vetëmse shumë shqetsuese por edhe tejet e frikshme. Kjo duhet të jetë kështu jo vetëmse për njerëzit e rëndomtë por edhe për intelektualët. Por fatkeqsisht këta të fundit janë shumë të qetë e të relaksuar në vend se të jenë të brengosur e të friksuar. Për politikanët është e kuptueshme që të mos brengosen për mungesën e demokracisë në shtet, kjo për faktin se demokracia për ta vendos kufizime në sjelljet dhe ne raport me forcën e tyre reale në ambientin politik. Kufizimet janë të natyrës juridike përmes akteve kushtetutese dhe ligjore të cilat krijojnë kushte dhe mundësi për kufizime faktike të pozitës dhe të forcës reale të politikanëve në terenin politik. Pra mu statusi dominant dhe forca e pakufizuar e politikanëve jane rreziqet potenciale për pengesat dhe pamundësimin e funkcionimit të demokracisë. Ndërsa ajo që është e pakuptimtë është qëndrimi dhe raporti indiferent i qytetarëve ndaj situatës aktuale të pavolitshme për ta me mohimin dhe paralizimin e funkcionimit të demokracisë në shtet. Ti bëhesh argat sulmuesve dhe mohuesve të demokracisë në fakt tu bëhesh argat politikanëve kjo do të thotë si qytetar të jeshë në anën e gabuar. Pra demokracia duhet të kërkohet dhe të përkrahet fuqishëm nga qytetarët sepse kjo i bën të lirë të barabartë dhe të pavarur këta jo vetëmse në raport me politikanët por edhe në raport me individët e tjerë ne shtet dhe në shoqëri. Demokracia qytetarëve u ndihmon që ta shijojnë lirinë në skenën politike pasiqë këta kanë më shumë përfitime dhe levërdi sesa dëme nga zbatimi i saj. Të gjitha kufizimet që i vendos demokracia kanë të bëjnë me pamundesimin e sulmeve ndaj lirisë dhe barazisë së qytetarëve. Prandaj siç thashë edhe më lartë nuk e kuptoj mos interesimin e qytetarëve për ta rikthyer demokracinë. Në këtë betejë apo në këtë fushatën time të cilën unë gjatë kohe e udheheq dhe e realizoj në opinion për rikthimin e demokracisë në skenën politike aleat me të medhej është dashur dhe duhet ti kemë qytetarët e RMV-së. Aleat në këtë betejë mund ta kisha edhe ndonjë faktor të rëndësishë shoqëror që e përkrah demokracinë por jo kjo nuk po ndodhë. Pra fatkeqsisht tani për tani kamë ngelur i vetëm në këto perpjekjet e mija fisnike per rikthimin e demokracisë jo vetëmse të munguar por edhe të pamundësuar. Qytetarët janë të painteresuar për këtë qështje pasiqë si duket shumica e tyre janë vënë në shërbim të mbrojtjes së intresave të elitave politike e jo të interesave të tyre si qytetarë. Ndërsa në një shtet bashkëkohor të gjithë duhet të insistojnë për rikthimin dhe rivënien në funkcion të demokracisë sepse me të gjithë individët do të jenë më të lire dhe më të pavarur prandaj krejt ajo që duhet të bëjnë të gjithë duhet pra ti duan dhe ti përkrahin fushatat për rikthimin e demokracisë në ambientin politik.
10:12
Ju-pi
Ju-pi Berisha
Ejup Berisha
Qytetarë mësohuni që ta bëni përzgjedhjen e mire dhe tē duhur tē politikanëve në skenën politike
Nē jetë gjithcka është mësim, po po gjithcka duhet të mesohet pra edhe pērzgjedhja e politikaneve duhet mirë të mesohet.Nuk duhet që gjithkush të përzgjedhet kjo flet dhe është dëshmi se ky nuk është ndonjë mësim i lehtë e i thjeshtë por është shumë i komplikuar. Duhet mbajtur llogari se kush zgjedhet që të bëhet pjesë e aktivitetit tejet kompleks dhe shumë të vështirë shoqëror dhe njerëzor politikës. Duhet pasur kujdes që njerezit te cilët në jetën e tyre nuk janë aftësuar për dicka apo të cilet nuk kanë ndonjë profesion te caktuar keta asesi të mos zgjedhen në politikë sepse të njëjtët përher ngelin peng të paaftesive të tyre, kjo dhe për faktin se për këta individ qëndrimi në politikë bëhet cështje të jenë ndërsa largimi i të njëjtëve prej saj bëhet qështje të mos jenë. Ky është problem shumë i vështire dhe tepër brengoses sepse mund të shkakton shumë komplikime e kokcarje për njerëzit jo vetëm për ata që duhet ta braktisin politikën por edhe për qytetarët në përgjithsi. Njerëzit për tu bërë pjesë e politikës bëjnë gjithcka ndërsa edhe për të mbetur sa më gjatë pjesë e saj ata mund të bëjnë shumcka. Kur flasim për mundësitë e bërejeve gjithmonë flasim për të bëra të pamenduara dhe të palogjikuara mirë sepse ata individ të cilët e ndjejnë rrezikun nga braktisja e politikës apo dhe nga humbja e pushtetit ndërsa të njëjtët nuk kanë ndonjë aftësi apo profesion për të mbijetuar më pas në ambientin jo-politik atëher ata mund të bëjnë veprime dhe akte shumë të këqija e të rrezikshme të cilat mund të shkaktojnë pasoja të rënda dhe të pariparueshme për individët e tjerë në shtet dhe në shoqëri. Politika ështe strehimore e sigurte dhe e garantuar për njerëz pa profesion dhe per ata që nuk kanë kurrfar aftësishë planifikimi e posaqërishte per individët qe nuk dinë të veprojne si duhet në ambientin politik. Në kohërat bashkëkohore shumica e njerëzve që nuk i kanë aftesitë qe u përmendën më larte janë pjese e politikes. Ndërsa kjo e fundit përpos planifikimit bëhet edhe përmes veprimeve aktiviteteve, akteve si dhe akcioneve konkrete. Dhe nëse gjërat që planifikohen në politikë nuk zbatohen në praktikë ateher politika mbetet një asgjë pa kurfar përmbajtjeje dhe pa formë konkrete. Prandaj qytetarët duhet pasur kujdes së për kë përcktohen dhe kend e zgjedhin në politikë. Posaqërisht në të duhet pasur kujdes me përzgjedhjen e individëve sepse ka të tille që nuk dinë të planifikojnë dhe të veprojne por ka edhe situata kur politikës mund tia mësyejnë njerëz që mund të kenë mangësi të moralit, e te karakterit por edhe të atillë që kanë edhe probleme psiqike. Pra sot duke e pasur parasyshë lehtësine e përzgjedhjes e të kandidimit si dhe të zgjedhjes së individëve në politikë keta mund të bëhen shumë lehtë dhe pa kurrfar pengesash pjesë e politikës.Me të njëjtët është më i vështirë ballafaqimi e posaqërisht ballafaqimi i qytetarëve me ta. Kjo për faktin se politikanët kur bëhen pjesë e politikës sigurojnë forcë dhe pushtet të madh për veten ndërsa qytetarët nuk janë në gjendje që ta kufizojnë pushtetin dhe forcën e tyre. Derisa politikanët e paaftë e rrezikojnë zhvillimin dhe përparimin e shtetit dhe të njerëzve në shoqëri, politikanët me mangsi morali, karakteri e posaqërishtë ata me probleme psiqike e rrezikojnë egzistencën e gjithmbarshme fizike dhe shpirtërore të njerëzve tjere në shtet dhe në shoqëri. Në jetën e përditshme nuk ka ndonjë mundësi të vërtetohet se cili individ është i paafte që të bëj planifikimin në politikë por edhe të vërtohet aftësia e veprimit te tyre, mundësi verifikimi në jetën e përditshme nuk ka as edhe për ti vërejtur mangësitë e moralit, karakterit dhe të vërtetohet se cila është gjendja reale psicike e individëve qē ja mësyjnë politikës. Prandaj qytetarëve u rekomandohet fillimishtë që të mësojnë e më pas edhe që të dine të zgjedhin individ tē mirë dhe joproblematik në politikë dhe ta shmangin mundësinë që në të të zgjedhin njerëz me mangesi karakteri e posaqërisht të përcaktohen për njerëz të cilët mund tē kenë probleme të theksuara psicike sepse me këta siguria, qetësia shëndeti, jetët e njerëzve si dhe zhvillmi e përparimi I gjithmbarshëm i shoqërisë do të jenë përher në rrezik. Prandaj sic thash edhe në fillim të këtij shkrimi për ti shmangur rreziqet që u përmendën më lartë njerëzit duhet të mësojnë që ta bëjnë përzgjedhjen dhe zgjedhjen e duhur, të qëlluar dhe më të mirën në politikë.