Alsat 2019-05-04T16:57:06+02:00
Reshjet në javët e fundit, si dhe moti i ngrohtë për këtë kohë të vitit do të sjellin një vit të frytshëm në bujqësi. Agro-meteorologët thonë se këtë pranverë moti është optimal për zhvillimin e kulturave bujqësore. Pas thatësirës në fillim të pranverës, reshjet gjatë periudhës së kaluar e plotësuan lagështinë dhe shpëtuan të korrat që ishin në rrezik. Reshjet që priten gjatë fundjavës do të sjellin më shumë lagështi në tokë, si dhe mbushjen e akumulimeve të ujit që do të nevojiten gjatë verës.
Ne konsiderojmë se kushtet e tilla të motit janë pozitive ose më shumë se pozitive, nga shkaku se kanë zhvillim intensiv tani, kjo në këtë periudhë është karakteristike për hardhinë e verës, ndërsa frutat e varieteteve të mëhershme janë në rritje intensive të frutit, ndërsa pjesa tjetër janë në rritje të frutit”-tha Angelko Angeloski, agro-meteorolog.
Ftohje e lehtë e motit pritet në mes të javës së ardhshme, por sipas Angeleskit edhe pse priten temperatura me minus, në disa rajone kjo nuk do të ndikojë te frutat.
Nga gjendja e motit që pritet gjatë javës së ardhshme, gjatë mesit të javës së ardhshme me rënien e ajrit të ftohtë nga veriu dhe rënies së temperaturave të mëngjesit, që duhet të shkojnë nga 0 në 3 gradë Celsius, në këtë fazë të zhvillimin dhe në këtë madhësi të rritjes së frutave, sidomos te pemët, unë nuk mendoj se do të shkaktojnë dëme”-theksoi Angelko Angeloski, agro-meteorolog.
Sipas të dhënave nga Enti Hidrometeorologjik herën e fundit akull dhe temperatura minus në muajin maj janë regjistruar në vitin 1978, edhe atë me datën 17.
Aleksandra Spasevska
Loading…



