Këto dhjetë ditët e fundit çmimet e dizelit dhe benzinës në Maqedoninë e Veriut për herë të parë janë barazuar e madje dizeli edhe ka tejkaluar pak benzinên, e cila si derviat gjithnjë ka qenë më i shtrenjtë.
Për këtë arsye veturat dizel gjithmonë kanë qenë më të preferuara, por edhe me çmim më të lartë. Mirëpo levizja e fundit e çmimeve dhe barazimi i tyre, ka filluar të reflektojë në tregun e veturave të përdorura tek ne. Kështu faqe të specializuara që përcjellin çmimet thonë se vërehet ulje e lehtë cmimeve të veturave dizel, në “pllacet” ku shiten si në Shkup poashtu edhe në qytetet tjera.
“Kemi verejtur rënie të çmimeve të veturave dizel ditët e fundit për 2 deri 2.5 për qind. Kjo do të thotë se për shembull një veturë dizel me çmim 10 mijë euro është liruar për 200 deri 250 euro. Çmimet e veturave me benzinë nuk kanë ndonjë lëvizje”, shkruajnë këto faqe duke shtuar se megjithatë çmimet varen në masë të madhe edhe nga aftësia e shitësit dhe blerësit për të bë pazar.
Veturat dizel preferohen edhe për shkak se harxhojnë më pak, por në krahasim me veturat me benzinë kanë më shumë harxhime për mirëmbajtje të motorit.
Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë thonë për Almakos se për momentin nuk mund të parashikohet nëse do të kthehen çmimet e mëhershme kur benzina ishte dukshêm më e shtrenjtë se dizeli.
“Me të vërtetë është veshtirë të bëhen parashikime në këtë situatë në të cilën janë tregjet ndërkombëtare. Mbetet vetëm të shpresojmë se çmimet dhe furnizimet do të kthehen në normale”, thonë nga KRRE për Almakos.
Ndryshe me vendimin e funtit të KREE, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,238 den/kg dhe do të jetë 53,592 den/kg.
Nga data 24.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 79,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 81,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 81,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 78,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,592 (denarë/kilogram)