Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat lindore, duke rrezikuar momente me pika shiu në Juglindje të vendit tonë. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht kthjellimet të jenë më të dukshme në të gjitha territorin, ndërsa vranësirat do të jenë më të pakta dhe kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2 deri në 21 gradë celcius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.



