Rusia raportoi për një sulm të ri me dron në Moskë në orët e para të ditës së sotme, ndërsa GUR njoftoi se një dron ukrainas goditi një bazë ushtarake ruse thellë brenda Krimesë.
Zyrtarët e inteligjencës ukrainase thanë se sulmi goditi Brigadën e 126-të të Mbrojtjes Bregdetare të Rusisë me bazë në Privolnoye.
“Njerëzit, jo vetëm Ukraina, por edhe Krimea, duhet të kujtojnë dhe të besojnë se fitorja jonë dhe çlirimi i tyre nuk janë larg”, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Kirilo Budanov.
Banorët e Privolnoyet raportuan se dëgjuan shpërthime në bazën ushtarake dhe më pas identifikuan viktimat.
“Dy persona vdiqën në poligonin e qitjes, njëri u transportua në spital në gjendje të rëndë. Këto janë informacione nga poligoni i qitjes”, tha një përdorues me nofkën Abdul Hass, në foton e profilit të të cilit shfaqet një burrë me uniformë kamuflazhi.