10 Tetor 2018 / 14:59
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup u promovua nisma “Alumni për universitetin” gjatë së cilës, drejtori i kompanisë “Doni Fruits” Ejup Ahmeti nga Kosova i dhuroi Universitetit 10 kompjuterë. Ahmeti mbajti një ligjeratë në lidhje me sfidat dhe përvojat nga studimet në biznes. Ai i informoi studentët e UEJL-së me problemet që biznezmenët i hasin gjatë zhvillimit të një biznesi në Ballkan, duke shtuar se ambienti afarist në Kosovë dhe rajon nuk krijon kushte të mira për biznes.
Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti e dekoroi Ahmetin me një mirënjohje për arritjet e tij në funksionimin e biznesit, në shenjë vleresimi për kontributin e tij si ish-student dhe pronar i një prej bizneseve më të suksessshme në vend.
Alsat-M


