Ka nisur sezoni i verës, ndërsa rezervimi i pushimit vjetor është tema kryesore e diskutimit. Dëshira të ndryshme, oferta dhe çmime, por bregdeti grek ende e mban veten në zgjedhjen e destinacionit veror.
SN Shoqëria Financiare, duke e njohur nevojën e qytetarëve për relaks pa brenga në pushimin veror, është paraqitur me ofertë ndaj qytetarëve për kredi turistike pa kamatë.
Oferta përfshinë zgjedhjen e destinacionit veror sipas Shijes tuaj përmes agjencionit turistik me renome JK Travel , ndërsa shumën e plotë mund ta paguani në pesë këste mujore pa kamatë dhe provizione tjera.
Por, muaji qershor është muaji i dhuratave dhe nga SN Financa informuan se të gjithë ata që do të aplikojnë për kredi deri me 30 qershor 2024, bëhen fitues potencial te udhëtimit në Greqi, ndërsa dy fatlumëve SN Financa do ti dhurojë pushime verore në Greqi për to dhe për më të afërmit e tyre.
Duke promovuar kampanjën e kredisë turistike pa kamatë, SN Financa e theksuan përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj kënaqjes së klientëve të tyre.
Bëni gati valixhet, aplikoni onlajn dhe përgatituni për relaks dhe kënaqësi në ditët e ngrohta në vijim afër detit.