Një person i pajetë është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës rreth orës 22:00.
48-vjeçari, i identifikuar si Pavllos Simeriontaqis nga Athina, u soll në spital nga disa persona me një makinë të bardhë, të cilët më pas u larguan menjëherë.
Policia është njoftuar dhe ka nisur hetimet, duke këqyrur edhe kamerat e sigurisë për identifikimin e mjetit me targa greke.


