Një 45 vjeçar dhe i ati i tij, 70 vjeçar, janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishin të shpallur në kërkim për akuzën “Plagosje e rëndë me dashje”.
Në pranga kanë rënë shtetasit A.D., 45 vjeç dhe B.D., 70 vjeç, babë e bir.
Mbrëmjen e datës 9 janar 2025, në rrugën “Ndre Mjeda” në kryeqytet, atë e bir janë konfliktuar fizikisht me shtetasin B.M., 45 vjeç, për shkak të një sherri me motive të dobëta. Dyshja e ka goditur 45 vjeçarin me sende të forta, duke bërë që ky i fundit, për shkak të sulmit, të godasë me thikë 70 vjeçarin.
45 vjeçari u arrestua në flagrancë që në momentin e ngjarjes, ndërsa sot, pas 12 ditësh, ranë në pranga i ati me të birin të cilë iniciuan konfliktin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, A. D., 45 vjeç dhe B. D., 70 vjeç, babë e bir. Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e tyre, pasi më 09.01.2025, në rrugën “Ndre Mjeda”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin D. M., 45 vjeç. Ky i fundit u arrestua menjëherë pas rastit, pasi dyshohet se gjatë këtij konflikti, dëmtoi me mjet prerës, 70-vjeçarin;”, njoftojnë blutë.
Informacioni paraprak
Më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.