Në njërën nga bisedat e përgjuara që është publikuar nga El Cheka, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt Musa Xhaferi, dëgjohen duke e përmendur në mënyrë tallëse edhe emrin e ish deputetit Hysni Shaqiri, i cili në vitin 2001 i’u bashkua UÇK-së. Në një prononcim për gazetën Lajm, Shaqiri ka thënë se “bombat” shfaqin nivelin shumë të ulët të njerëzve pa vlera morale, në krye të BDI-së. “Në rastin tim, ata thonë që Hysniu duhet të ruaj pula. Por, burrat shqiptarë nuk merren me këtë çështje. Vetëm Aliu e shfrytëzon kohën e lirë duke u marrë me dhentë e tij dhe është mirë ta formojë edhe një kope të pulave dhe të ruaj pula. Një gjë i kisha sygjeruar, që ai të mos preokupohet me individ por ta ketë parasysh se çfarë ka bërë me këtë popull në 20 vitet e kaluara”, tha mes tjerash Hysni Shaqiri.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
- Mexhiti: 13 vendime për 13 mësues
- Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para


