Pamela Mërtiri është 35-vjeçarja që së bashku me fëmijën e saj 2-vjeçar u hodh nga lartësia e pallatit. Ajo ndërmori aktin ekstrem, ku u hodh nga kati i 5 i një pallati bashkë me fëmijen e saj të mitur dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘Pavarësia’. Sipas dëshmitarëve, gruaja, rreth 35 vjeçe nuk jetonte në këtë pallat.



