Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, ku një person u gjet i vdekur në makinën e tij. Gazetari Ervis Kuçi raporton se bëhet fjalë për Shkëlzen Kastratin.
Ndërkohë që trupi i personit në fjalë është ende në makinë, Kuçi tha se ka dyshime që autori ka qëlluar nga një distancë e afërt, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Range Rover’. Raportohet se automjeti tip ‘Benz’ ku ishte viktima, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër makinë.
Deri më tani nuk dihen ende motivet e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e saj.



