Gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme nga Policia e Dibrës u bë e mundur sekuestrimi i një sasi të madhe droge.
Ndërsa ditën e sotme, përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se ka prangosur 3 persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër si posedues të lëndës narkotike.
Mësohet se në pranga janë vënë:
Aleksandër Topore, 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Armbajtje pa leje në banesë”.
K.S, 17 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kastriot, Dibër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Vahide Hoxha, 36 vjeçe, banuese në fshatin Vakuf, Dibër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Po ashtu është shpallur në kërkim M.S, banues në fshatin Fushë-Kastriot, Dibër, pronari i banesës, i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Armbajtje pa leje në banesë”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë zjarri.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.