Prokuroria e Korçës përfundoi sot hetimet dhe çoi për gjykim dosjen e 21-vjeçarit Dritson Kurti për akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Dritson Kurti u arrestua rreth 5 muaj më parë në qytetin e Korçës, pasi një 13-vjeçare solli në jetë fëmijën e tyre.
Kurti bashkëjetonte prej kohësh me të miturën, me të cilën ka edhe një fëmijë. Por lindja e fëmijës çoi në arrestimin e tij në shtator të vitit të kaluar.
Sakaq gjyshja e 21-vjeçarit dhe e mitura, e cila është nënë e një vajze 5 muajshe tashmë kanë reaguar për vendimin e Prokurorisë se Korçës.
Familjarët e 21 vjeçarit Dritson Kurti shprehen se vajza minorene ka shkuar nuse te shtëpia e tyre me dëshirën e saj dhe konfirmimin e familjarëve, ndërsa i kanë bërë thirrje prokurorisë të lirojë Dritosnin.
Ai u la nga Gjykata e Korçës me masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa pritet qe çështja te kalojë ne gjykim dhe Gjykata e Korçës të vlerësojë masën e dënimit për 21 vjeçarin
Gjyshja e 21 vjeçarit, Fidarie Kurti: Djalin e kemi martuar me marrëveshje me prindërit e gocës dhe kemi shkuar në Milot. U panë, e morëm e sollëm. Lindi nusja 13 vjeçare. Ne e kemi si traditë që martoheni shpejt dhe këtë e zuri plumbi gropave. Çfarë ka bërë djali? As ka vrarë , as ka therur asgjë s’ka bërë , bënë një foshnjë dhe djali as e ka parë gocën fare. Sa e lindi e pa edhe e morën e ikën. Duam një orë e më parë te lutem të zgjidhni këtë problemin e këtij djali që është jetim e pa nënë. E mbaj unë nusen me gjithë fëmijë. 25 vite burg kërkoi prokuroria por çfarë ka bërë djali? Ka vrarë , ka prerë? Tani po vriten e po theren edhe po i nxjerrin nga burgu. Ne jemi fukarenj, në kasolle po rrime . Ju lutemi, unë jam një pensioniste.
E mitura nënë e një foshnje pesë muajshme kërkon gjithashtu lirimin e Dritsonit nga burgu. Ajo thotë se ka shkuar me dëshirën e saj nuse në shtëpinë e Kurtit dhe se asgjë nuk ka ndodhur me dhunë.
Adelajda Jonuzi: Vetëm burri punonte, edhe ditën edhe natën. Ditën shkonte punonte në fusha e druve e natën punonte tek plehrat. Pse tani prokuroria ka dhënë 25 vite ,për çfarë arsye? Mua më ka dhënë vetë prindërit me duart e veta, nuk me ka marre me dhunë. Unë dua të më lirojnë burrin se nuk ka kush më ushqen. Unë vetem me nënen rri , ai është i pafajshëm e nuk më ka marrë me dhunë që ti vebdosnin 25 vite. Ai nuk ka berë asgje. Burri nuk e ka parë vajzën , as unë nuk kam shkuar dot ta takoj. Unë kam 5 muaj që se kam parë, më ka marrë malli, as çupën nuk e ka marrë dot në krah. Unë dua thjesht të ma lirojnë. Ca është kjo gjykatëse që i ka dhëne 25 vite. Ai nuk ka ndjerë erën e fëmijes se vet, çupa po rritet jetime pa baba. Dua te me lironi burrin , asgje s’dua tjetër.