Nga dita e hënë në televizionin publik RTVM do të emitohet program edukativo arsimor. Ky program do ti ndihmojë nxënësit që mos të humbin shumë me mësimet deri sa janë në pushime të jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar.
Orari i emetimit do të informohet ditëve në vazhdim ndërsa ministri i Arsimit Arbër Ademi bëri apel tek të gjithë arsimtarët që mund të japin mësime në Televizionin publik RTVM të lajmërohen dhe ti ndihmojnë nxënësit e tyre dhe të tjerë të mos humbin shumë me mësime.
“Apeloj deri tek të gjithë mësimdhënësit deri tek të gjithë kuadri mësimor, të paraqiten vullnetarisht tek ne në mënyrë që të emitojmë këtë program edukativo arsimorë për fëmijët tanë për nxënësit tanë gjatë kësaj periudhe deri sa nuk i frekuentojnë shkollat respektivisht çerdhet”, tha Ademi.