Analisti Ilir Kulla në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania teksa foli për luftën Izrael-Hamas, u ndal dhe tek ndikimi i Turqisë në këtë konflikt.
Ai shtoi se Turqia nuk mund të lejojë që influencën e krijuar në botën arabe edhe në Mesdhe ta humb për Gazën. Ai tha se Turqia ka ushtrinë më të madhe në Mesdhe, e cila nuk mund të nënvlerësohet, ndërsa theksoi se kjo është një nga arsyet që situata në Izrael është shumë e tensionuar.
“Turqia nuk mund të lejojë që influencën e krijuar në botën arabe edhe në Mesdhe ta humb për Gazën, qofshin këto dhe arsye ekonomike, duke llogaritur që investitori i parë në blerjen e borxhit të madh turk dhe mbajtjen e ekonomisë turk në këmbë janë vendet arabe me në krye Katarin. Turqia duke qenë fuqie më e madhe ushtarake në Mesdhe e NATO-s, nuk është një fuqi që mund ta nënvlerësosh. Kjo është arsyeja që situata në Izrael është shumë e tensionuar. Dje kryeministri i Izraelit u përplas publikisht me ushtarakët dhe sot kërkoi falje. Situata politike në Izrael është e tensionuar”-tha ai.



