17 May
Prokuroria Speciale dyshon se biznesmeni Sead Koçan ka sëmundje serioze. Prokurori Gavrill Bubevski kërkoi që gjykata ta rishqyrtojë dokumentacionin mjekësor që është dërguar nga avokatët e Koçanit. Nga Specialja kanë kërkuar që para gjykatësit hetues të paraqitet mjeku që ka trajtuar pronarin e kompanisë Transmet dhe personalisht të shpjegojë se çfarë operacioni i ka kryer. Gjykata refuzoi.
“Në raport përmendet se ka stend. Dje është bërë koronografia. Reagova se kjo ndoshta është vetëm intervenim rutinor. Por, nuk kisha informatë të saktë nëse personi nuk mund të paraqitet para gjykatës dhe për këtë arsye kërkova që mjeku të vijë dhe ta sqarojë gjendjen e tij shëndetësore – tha Gavril Bubevski, PSP.
Avokati i Koçanit, Nikolla Dodevski akuzoi se përmes mediave dhe vendimit për paraburgim po zhvillohet një fushatë kundër pronarit të Transmetit. Dodevski njoftoi se Koçan një kohë më të gjatë ka qenë në “udhëtim zyrtar” për shkak të problemeve shëndetësore. Refuzoi të përgjigjet se a ka rast tjetër si ky ku me vendim të Gjykatës Supreme është liruar një i arratisur, në dëm të prokurorisë.
“Asnjëherë nuk ka pasur një fushatë të këtillë publike për lëndë që në opinion nuk duhet as të tregohen – tha Nikola Dodevsi, avokat i Sead Koçanit.
Gazetarja na tregoni një shembull?
“Ja kjo është përgjigja. Asnjëherë nuk ka pasur fushatë të këtillë publike në kurriz të klientëve të mi. Ju faleminderit skam çfarë t’ju them më shumë – përfundoi Nikola Dodevsi.
Koçan u kthye në Maqedoni pasi më shumë se 60 ditë ishte gjoja në udhëtim zyrtar. Ai u arratis nga vendi pasi ndaj tij u shqiptua masa e paraburgimit, ndërsa u kthye pasi Supremja e shfuqizoi të njëjtën. Rolin kryesor në vendimin skandaloz të Supremes e kishte Jovo Vangelovski, kumbari i ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski. Paraburgimi u shfuqizua pasi përpiloi Këshill sipas dëshirës së tij dhe u sigurua se gjykatësit suprem do ta hedhin poshtë vendimin e Penales dhe Apelit, të cilat shqiptuan paraburgimin për Koçanin. Ndryshe Sead Koçan dyshohet se me dokumente të rremë ka marrë tender nga shteti në vlerë prej mbi 17 milion euro.
Bojan Stojanovski

