Më 27 prill ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, rreth orës 12 të natës, ka shkuar në selinë e VMRO DPMNË-së për të takuar ish ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov, raporton Shenja. Informatën e tregoi ish truproja e tij, Nikolla Dimitrievski i propozuar nga vetë Çavkovi.
Njëri prej tre truprojave që i ka patur Çavkovi gjatë funksionit të tij, thotë se ai atë ditë punë e ka patur tejet të zakonshme. Dita i ka nisur diku rreth orës 10:00 dhe ka vazhduar deri në 12 të natës. Ai tha se Vlvazhdimisht e dërgonte nëpër vende për nevojat e tij, tek zyrja që e kishte tek Teknometal Vardar, dhe pastaj në Mpb. Sigurimi i Çavkovit tha se atë zyrë ai e kishtë marrë pas ardhjes së ministrit të brendshëm Oliver Spasovski si ministër teknike, pasi tashmë ai nuk kishte zyrë, dhe kishte marrë me qira atë zyrë ku e dërgonte. Ai tha se 27 prillin, nuk ishte vonuar më shumë se një orë e gjysmë në zyrë, po aq ishte vonuar edhe në mjekun e dhëmbëve, dhe pastaj edhe në kafene.
Ndërsa në MPB e kishte dërguar diku rreth orës 18:00. Sigurimi tha se kishte dëgjuar pa dashje disa biseda të tij në telefon, kishtë folur me Mitko Peshovin dhe disa komandantë policie të cilëve u jepte urdhra me ton të lartë, sigurisht për aksion në Parlament.
Truproja Dimitrievski punonte për Çavkovi gjatë gjithë shërbimit të tij, edhe si ministër i brendshëm edhe si drejtor i Byrosë për Siguri Publike.