Vetura që bartë trupin e pajetë të Faton Hajrizit ka mbërritur mbrëmë në merdare, vijë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Autopsia e trupit do të bëhet në orën 13:00 sot.
Avni Elezi nga kompania “Funeral”, ka thënë se trupi i pajetë i Hajrizit nuk është mirëmbajtur nga morgu ku kufoma ka qëndruar për gati 3 javë.
“Nuk e kanë pas mundësinë me e hap, nuk na kanë leju me e hap në asnjë mënyrë arkivolin e Fatonit.
Gjendja e arkivolit është e mbyllur hermetikisht është arkivol i metalt brenda ku nuk ka mundësi mu pa trupi e as mu prek.
Nuk këna pas mundësi me e hap absolutisht.
Nuk kemi mujtë me vërejt diçka, sepse arkivoli ka qenë hermetikisht i mbyllur”, ka thënë Elezi.
Ky i fundit ka thënë se trupi i Fatonit mund të jetë dëmtuar për shkak se në morg nuk është mirëmbajtur siç duhet.
“Krejt varet si mirëmbahet në morg, nëse i bahet balsamimi nuk ka probleme, por në këtë rast nuk është bërë.
I bie që trupi mundet me kanë i dëmtuar mund të ketë erë, të jetë trupi i nxirë”, ka thënë Elezi.