Dy shtetas serbë dhe një nga Maqedonia e Veriut u vranë në një përleshje të një narko-karteli në Amerikën e Jugut. Sipas raporteve mediatike, trupat e tyre u gjetën në qese plastike të zeza, ndërsa informacionet jozyrtare tregojnë se ata u torturuan brutalisht para se të ekzekutoheshin në Bolivi.
“Trupat janë dërguar për obduksion për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Viktimat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht. Treguesit fillestarë sugjerojnë se ato u torturuan, u vranë dhe më pas u paketuan në qese plastike të zeza,” raportojnë burimet nga hetimi për “Novosti”.
Sipas mediave serbe, një ndër të vrarët është Miljan G., i njohur si “Hitri” nga Nishi, lider i një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar i përfshirë në shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës Perëndimore.
Ai u ekzekutua dy ditë më parë, me gjasë në territorin e Bolivisë, së bashku me Dejanço L., shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Viktima e tretë, gjithashtu nga Nishi, udhëtonte në Amerikën e Jugut me dokumente të rreme. Dyshohet se vrasjet lidhen me konflikte mes grupeve kriminale për dominimin në tregtinë e drogës.
“Novosti” kujton se më parë disa media raportuan gabimisht se të vrarët ishin tre serbë, por më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për dy serbë dhe një maqedonas.
Data 09.12.2025
Aktuale
- Tërmet me magnitudë 7,6 ballë godet brigjet veriore të Japonisë, shkakton paralajmërim për cunami
- Eksperimenti i frikshëm: Nëna fut djalin në qese vakumi për të fituar klikime
- Mexhiti: Në parim e mbështes protestën kundër Speciales, do jap pëlqim për mbajtjen e saj
- A do të vazhdojë të jetë Lëvizja Besa pjesë e VLEN-it dhe qeverisë? Ja çfarë thotë ministri Durmishi
- Zeqirija Ibrahimi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Alternativës
- Ministri Durmishi paralajmëron fuqizimin e Agjencisë dhe Inspektoratit të Gjuhëve pas Vitit të ri, financat do sigurohen nga ministria
- BIRN: Hija e Kremlinit pas Baba Vangës, si shpërndahen ‘profecitë’ e rreme në mediat shqiptare
- Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Cilët janë kandidatët kryesorë të partive?


