Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ultimatumi i tij ndaj Iranit, në lidhje me tensionet e fundit në rajon, do të prodhojë një rezultat “pozitiv”.
Në një intervistë për Channel 13, Trump u shpreh se kërkesa për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ose përndryshe përballja me sulme ndaj termocentraleve iraniane, do të “funksionojë shumë mirë”.
“Do ta shihni së shpejti se çfarë do të ndodhë me ultimatumin mbi termocentralet, do të jetë një rezultat shumë i mirë”, tha ai, duke shtuar se situata mund të eskalojë deri në një “shkatërrim total” të Iranit, nëse kërkesat nuk përmbushen.
Në të njëjtën intervistë, presidenti amerikan kritikoi edhe disa vende të NATO-s, duke i akuzuar se “nuk po bëjnë asgjë”, ndërsa theksoi se Irani po përballet me atë që e cilësoi si “ndëshkimin që meriton”.


