Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, të cilin më herët e miratoi Senati i SHBA-ve, ku edhe zyrtarisht përfundoi procesi i ratifikimit në SHBA.
Senati amerikan paraprakisht ratifikoi protokollin me një shumicë të madhe votash të senatorëve nga të dyja palët, ku 97 votuan “pro”, ndërsa vetëm dy senator, Rend Pol dhe Majk Li, ishin kundër.
Senatorët vlerësuan se kjo do të forcojë Aleancën dhe njëkohësisht do të forcojë demokracinë dhe pavarësinë e Malit të Zi.

