Më 30 maj të vitit 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb.
Atë ditë, Kosovën po e vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa dhe në të njëjtën ditë e ashtuquajtura “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës.
Në një përleshje të armatosur, vritet Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa tjerë, raporton KosovaPress.
Ali Ajeti u lind në Sfeçël të komunës së Podujevës dhe që nga viti 1984-1988 ishte në burg.
Pas daljes nga burgu, Ali Ajeti dhe disa tjerë vendosën të formojnë grupin që u quajt “Çeta e Llapit”.